Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 34 vjetorine e rënies, kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, të cilët tha ai me veprat e ture atdhetare motivuan brezat, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës
Ai u shpreh se lavdia u takon të rënëve në secilën etapë të historisë sonë të lavdishme!
Postimi i plotë i tij:
Ndër breza nuk kanë rreshtur përpjekjet e shqiptarëve për liri. Ato ishin të forta e të vendosura.
Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë 2 heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare.
Lavdia u takon të rënëve në secilën etapë të historisë sonë të lavdishme!/InLajmi/