Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar mazhorancën për kundërshtimin e rezolutës për Trepçën të propozuar nga opozita duke votuar kundër, ndërsa u shpreh se ky është turp, përcjell InLajmi.
Krasniqi e quan turp veprimin e deputetëve të mazhorancës të cilat tha ai me paga afër 2.000 euro votuan kundër minatorëve e policëve të cilët çdo ditë rrezikojnë jetët e tyre.
Tutje është shprehur Krasniqi se nuk ka ku shkon më poshtë dhe se ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.
Sipas tij, mazhoranca nuk përfaqëson më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale.
Postimi i plotë i tij:

Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2.000 euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!/InLajmi/