Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, përcjell InLajmi.
Të dielën më 17 dhjetor do të mbahet votimi për qeverinë e re.
Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.
Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në Gazetën Zyrtare.
Vuçiq u ka uruar qytetarëve zgjedhje të mbarë, shkruan Danas.
“Jetojmë në kohë të vështira për të gjithë botën. Në kohë luftrash dhe konfliktesh, të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të ruajtur interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Në një kohë kur do të jemi nën presion numerik për shkak të marrëdhënieve me Kosovën e Metohinë dhe çështje të tjera globale. Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin, por edhe kohezionin e brendshëm. Kjo fushatë është një mundësi për t’u prezantuar qytetarëve në mënyrë të civilizuar ide dhe programe dhe politika të ndryshme që kurrë nuk do të kërcënojnë interesat tona jetike dhe kombëtare”, tha Vuçiq./Inlajmi/