Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK-së, Sibel Halimi, pas protestës së Njësisë Speciale dhe asaj për Trajtimin e mjeteve Eksplozive, reagon ashpër duke bërë thirrje se policia nuk e meriton këtë përçmimi institucional, përcjell InLajmi.
Halimi është shprehur se artikulimi i njësisë elitare të policies është “mos luani me dinjitetin tone”
Tutje thekson Halimi se heronjtë e Republikës, profesionistët që neutralizuan grupin terrorist në Banjskë me një saktësi të denjë për manuale të ndërhyrjes të shpejtë, nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional.
Ajo u shpreh se simbolikës deklarative dhe patriotizmit të shtirur të VV-së duhet t’i vijë fundi.
Postimi i plotë i saj:
“Mos luani me dinjitetin tonë” është zëri i artikuluar i njësisë elitare të policisë sonë.
Heronjtë e Republikës; profesionistët që neutralizuan grupin terrorist në Banjskë me një saktësi të denjë për manuale të ndërhyrjes të shpejtë, nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional.
Simbolikës deklarative dhe patriotizmit të shtirur të partisë në pushtet duhet t’i vijë fundi!/InLajmi/