Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës, përcjell InLajmi.
Sipas menaxhmetit, minatorët e punëtorë tjerë të minierës së Artanës kanë marrë vendimin e duhur dhe të drejtë.
Por këtë veprim nuk e kanë marrë minatorët tjerë ndërsa kanë hyrë në ditën e 9-të grevës minatorët e Trepçës në minierën e Stan Tërgut
Të ngujuar në horizonitin e 10-të, për më shumë se një javë, 200 minator po kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre siç janë: Ekzekutimi i pagave të bëhet nga data 6 deri në datën 10 të çdo muaji ; shkarkimi i menaxhmentit; sigurime shëndetësore dhe kushte më të mira të punës.
Njoftimi i plotë:
Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës.
Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës.
Me FAT!