• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Cilat janë pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për ekonominë gjermane?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
1 November 2023
në Bota
0 0
0
Gjermania për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk mund të vazhdohet të “jetë mollë sherri”
0
SHPERNDARJE
85
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç varësisë nga energjia, Lindja e Mesme është një treg në rritje për Gjermaninë. Si ndikon lufta e fundit mes Izraelit dhe Hamasit?

Ndërsa Izraeli ka shpeshtuar ndërhyrjet tokësore në Gazë, vëmendja është përqendruar te fatkeqësia humanitare, politikëbërësit dhe drejtues të biznesit po shqetësohen gjithnjë e më shumë për ndikimin ekonomik të një konflikti më të gjatë mes Izraelit, Hamasit dhe të tjerëve në rajon. Hamasi konsiderohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste.

Eksportet gjermane në Izrael përbëjnë vetëm 0.4% të eksporteve totale të vendit duke filluar nga automjetet, pjesët e automjeteve, makineritë, energjia e rinovueshme, kimikatet dhe farmaceutikët. Por ky vend është i rëndësishëm si një partner ekonomik.

“Tregtia dhe investimet e huaja direkte midis dy vendeve janë të vogla. Por për transferimin e teknologjisë dhe bashkëpunimin në kërkimet shkencore dhe në fizikë, Izraeli është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ka qenë që nga vitet 1960,” thotë për DW Rolf Langhammer, një studiues shkencor në Institutin e Kielit për Ekonominë Botërore (IfW Kiel).

Vitet e fundit, firmat gjermane kanë ndërtuar marrëdhënie të mira me shumë prej start-upeve të teknologjisë izraelite. Sipas faqes së internetit të qeverisë gjermane, kompanitë e mëdha si Merck dhe Siemens rekrutojnë inxhinierë të klasit të lartë nga Izraeli. Ndërsa Deutsche Telekom, Bosch, Daimler, Volkswagen dhe BMW kanë qendra për kërkim dhe zhvillim në Izrael ose kanë investuar në firma të reja.

Disa bashkëpunime gjermano-izraelite në pritje për momentin

Udhëheqësit e industrisë presin që bashkëpunimi midis 2 vendeve të mbetet i fortë, veçanërisht pasi Izraeli është lider në sigurinë kibernetike, bioteknologjinë, shëndetin dhe energjinë e rinovueshme, si dhe inovacionet në sektorin e ushqimit. Por, në afat të shkurtër, shumë projekte janë në pritje pasi mbretëron pasiguri rreth konfliktit Izrael-Hamas.

“Ka një frikë të madhe (në mesin e kompanive gjermane) nga përshkallëzimi, veçanërisht nëse përfshihen Irani ose të tjerët,” thotë për DW Charm Rykower, zëvendësdrejtor i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Gjermano-Izrael (AHK Israel). “Nuk dua ta imagjinoj rezultati, nëse kemi një konflikt të gjatë dhe të përgjakshëm përpara nesh”.

Rykower tha se firmat gjermane që operojnë në Izrael, për momentin, janë duke pritur. Por nënvizoi se ekonomia izraelite po vuan tashmë nga efektet e sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Valuta izraelite Shekel ka rënë në nivelet më të ulëta prej vitesh kundrejt dollarit amerikan. Qindra mijëra njerëz janë thirrur në ushtrinë izraelite, duke lënë kështu punën e tyre pa ndonjë zëvendësim në kompani. Mijëra punonjës të tjerë janë dërguar në pushim pa pagesë përkohësisht, pasi edhe klientët janë mbyllur në shtëpi për shkak të kërcënimit të sigurisë. “Duhet të jemi të durueshëm dhe të shpresojmë që ky konflikt të mos përshkallëzohet dhe se gjërat do të rikuperohen brenda disa javësh”,shtoi Rykower.

Balancimi i Gjermanisë

Qeveria gjermane ka shprehur mbështetjen e plotë të Izraelit për t’u mbrojtur. Por në të njëjtën kohë, Gjermania duhet të bëjë një veprim delikat balancimi pasi vendet e tjera të Lindjes së Mesme kanë denoncuar taktikat ushtarake të Izraelit në luftën kundër grupit militant Hamas. Shumë prej këtyre vendeve janë, ose kanë potencialin për të qenë, partnerë ekonomikë edhe më të rëndësishëm për Gjermaninë.

Katari, për shembull, po luan një rol ndërmjetës në ndihmën për të siguruar lirimin e rreth 220 pengjeve të kapur nga Hamasi në Izrael gjatë sulmeve të 7 tetorit. por Katari ka kritikuar ashpër edhe luftën e Izraelit kundër Hamasit, i cili deri më tani ka lënë më shumë se 8.000 të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Këtë javë, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani tha se “Izraelit nuk duhet t’i jepet një dritë jeshile e pakushtëzuar dhe autorizimi i pakufizuar për të vrarë palestinezët”.

Langhammer i IfW Kiel thotë për DW se: “Katari shquhet si investitori më i rëndësishëm i Lindjes së Mesme në Gjermani. Katari ka aksione në kompanitë si Volkswagen, Deutsche Bank dhe Siemens.” Ai vuri në dukje se si vitin e kaluar, mu në mes të krizës energjetike dhe rritjes së madhe të çmimet e gazit natyror, Gjermania nënshkroi një marrëveshje me Katarin për të siguruar furnizime me gaz natyror të lëngshëm (LNG), i cili do të fillojë në vitin 2026.

“Çdo lloj përshkallëzimi i krizës do të godiste rëndë Gjermaninë për shkak të varësisë së saj nga energjia e këtij rajoni. Por në të njëjtën kohë, një vend si Katari nuk dëshiron të shohë që po ulen investimet e tij në kompanitë më të mëdha gjermane,” shtoi Langhammer. “Kërcënimi më i madh është, natyrisht, Irani”, thotë ai.

Irani, i cili mbështet Hamasin dhe grupin militant libanez Hezbollah – i cili po ashtu po lufton Izraelin – ka kërcënuar më parë se do të bllokojë ngushticën e Hormuzit. E kjo ngushticë është pika më e rëndësishme e kalimit të naftës në botë, për shkak të vëllimeve të mëdha të naftës që transportohen përmes rrugës ujore.

Irani është kryesisht i shkëputur nga tregtia me Perëndimin, për shkak të programit të tij të diskutueshëm bërthamor dhe sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së.

Vende të tjera në rajon, duke përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite, me popullsinë e tyre prej 109 dhe 36 milionë banorësh, janë gjithashtu me interes në rritje për eksportuesit gjermanë.

“Lidhjet ekonomike me rajonin e Lindjes së Mesme janë të një rëndësie strategjike,” thotë për DW Helene Rang, CEO e Shoqatës Gjermane të Lindjes së Afërt dhe të Mesme (NUMOV). “Ndër faktorët kryesorë këtu janë afërsia gjeografike si dhe tregjet në rritje, për shkak të konsumit dhe numrit të madh të popullatës atje.”

Rang foli për projekte të mëdha infrastrukturore të ardhshme, duke përfshirë edhe Neomin e Arabisë Saudite një qytet i madh futuristik që po ndërtohet përgjatë Detit të Kuq me një kosto prej gjysmë trilion dollarësh të cilat ofrojnë mundësi për bizneset gjermane.

“Ne shpresojmë se nuk do të ketë përshkallëzim dhe se ky konflikti nuk do të ketë një ndikim të madh në bashkëpunimin ekonomik. Situata është e vështirë … [por] në të njëjtën kohë, ne shpresojmë gjetjen e një zgjidhje përmes diplomacisë ndërkombëtare. Takimi i paqes në Egjipti ishte një hap i parë i rëndësishëm”, pohon Rang.

 

 

Tags: GjermaniaIzraelLindja e Mesme
Postimi i mëparshëm

Deklarata e Dodik për Serbinë e Madhe, reagon kryeministri Rama

Postimi tjetër

Kurti: Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës

Të ngjajshme Postime

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh
Bota

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25 August 2025
Postimi tjetër
“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme e Kosovës

Kurti: Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu