Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosur kurora me lule te shtatorja e Zahir Pajaziti, në ditëlindjen 61-të të heroit.
I shoqëruar nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, Haradinaj, tha se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.
“Nderojmë heroin Zahir Pajaziti. Kush do që ka bë mund dhe sakrificë për liri meriton nderim dhe respekt. Janë disa që vërtetë na obligojnë gjithë jetën, janë themeluesit e UÇK-së. Sot nderojmë Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij të 61-të”.
“…ishte ndër luftëtarët e parë, themelues i UÇK, udhëheqës i UÇK edhe frymëzues i yni i asaj kohe. Lavdia e tij do të jetojë për jetë e mot. Gëzuar për jetë kujtimin për Zahirin”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia online.
Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Orllan, të Podujevës, ndërkaq ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri.