1 nëntor 644 – Hz. Omeri, kalifi i dytë i Islamit, u godit me thikë disa herë nga persiani Piruz Nahavandi, i njohur nga arabët me nofkën Abu Luluah, teksa po udhëhiqte faljen e mëngjesit në Xhaminë e Profetit Muhamed në Medinë. Agresori u vetëvra menjëherë pas atentatit, kurse hz. Omeri ndërroi jetë 3 ditë më vonë.
1 nëntor 1755 – Kryeqyteti Lisbonë i Portugalisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi gjithashtu një cunami me dallgë dhjetëra metra të larta. Kjo fatkeqësi natyrore u mori jetën rreth 90.000 njerëzve.
1 nëntor 1923 – Sulltanati Osman u shfuqizua me një vendim të miratuar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.
1 nëntor 1928 – Në Turqi u bë revolucioni alfabetik. Germat arabe u hoqën dhe u miratua Alfabeti Turk, i cili formohet nga germat latine. Ky revolucion përfshin gjithashtu zëvendësimin e numrave arabë me ata latinë.
1 nëntor 1945 – Gjatë një fjalimi drejtuar Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë me rastin e çeljes së vitit të ri legjislativ, Presidenti Ismet Inonu sinjalizoi kalimin e vendit në sistemin shumëpartiak duke thënë se “mangësia e vetme e Turqisë është mosekzistenca e një force politike tjetër përballë partisë qeverisëse”.
1 nëntor 1954 – Fronti i Çlirimit Kombëtar të Algjerisë filloi Luftën për Pavarësi kundër administratës kolonialiste franceze. Në këtë luftë 8-vjeçare, francezët masakruan 1,5 milionë algjerianë.
1 nëntor 1955 – Një avion pasagjerësh shpërtheu në flakë pranë Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aksidenti shkaktoi vdekjen e 44 personave.
1 nëntor 1970 – Zjarri që ra në një sallë vallëzimi në Francë, u mori jetën 144 njerëzve.
1 nëntor 1993 – Hyri në fuqi Traktati i Mastrihtit; Bashkimi Evropian u themelua zyrtarisht.
1 nëntor 2008 – Nisën transmetimet e rregullta të kanalit televiziv për fëmijë “TRT Çocuk”, testet e të cilit kishin filluar më 24 tetor.