• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 9 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Serwer: Serbia e dëshiron Asociacionin pa asnjë lëshim ndaj Kosovës

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
31 October 2023
në KRYESORE, Lajme
0 0
0
Serwer: SHBA e BE të verbër ndaj veprimeve të Beogradit
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i 2 udhëheqësve të Kosovës e Serbisë me ata europianë në Bruksel nxori në pah për herë të parë kërkesën e tyre ndaj Serbisë që të njohë Kosovën de facto. Palës kosovare iu kërkua që ta themelojë Asociacionin.

Këtë kërkesë e përforcoi më shumë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën”, tha ajo në Prishtinë, derisa sot gjendet në Beograd për t’ia përsëritur detyrën me të cilën Serbia ngarkohet.

Njohja de facto e Kosovës nga ana e Serbisë do të mund të nënkuptonte edhe një dhënie fund të dislokimeve ushtarake të Serbisë që kërcënojnë Kosovën, sipas profesorit të Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Ai i tha Gazetës Express se ndonëse s’e di me siguri, njohja de facto e Serbisë ndaj Kosovës është edhe pranimi i respektimit të Kushtetutës së Kosovës në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e banuar me shumicë serbe.

“Mendoj se do të thotë pranim i dokumenteve të Kosovës, diplomave, etj. Duhet të nënkuptojë gjithashtu përfundimin e dislokimeve ushtarake që kërcënojnë Kosovën dhe pranimin e Kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, duke përfshirë veriun, si dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare pa bërë opozitë pala serbe”, thotë ai.

Me pranimin de facto të pavarësisë nga Serbia, Kosova shpreson të sigurojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por, për këtë nuk është shumë optimist Serwer.

“Deri më tani, përgjigjja e Vuçiqit ka qenë e qartë “jo””, tha Serwer.

Profesori amerikan nuk mendon që Serbia do të pranojë kërkesën e Perëndimit për të njohur Kosovën de facto.

“Serbia e dëshiron Asociacionin pa asnjë lëshim ndaj Kosovës”, thotë ai.

Çka tha von der Leyen në Prishtinë?

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e KE-së tha se draft-statuti i propozuar së fundi nga diplomatët europianë, është në qendër të bisedimeve për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur më herët gjatë vitit ndaj Kosovës, pas rritjes së tensioneve.

“Ajo që kam biseduar me presidenten, dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat [ndëshkuese]. Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është krucial dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes [së BE-së]. Po punojmë në këtë drejtim. Këtu na duhen të dyja palët të bëjnë pjesën e tyre, por është po ashtu kruciale që jo vetëm të ketë shtensionim të situatës por edhe të lëvizet në rrugën drejt BE-së”, tha von der Leyen.

Pesëshja perëndimore, që më 21 tetor erdhën në Prishtinë e më pas shkuan në Beograd, prunë një propozim për draft-statutin e Asociacionit, të cilin e quajtën “model europian”.

Këtë propozim e diskutuan në Bruksel në takime të ndara kryeministri Albin Kurti e presidenti serb Aleksandar Vuçiq me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorga Meloni, si dhe ndërmjetësit shefi i politikës së jashtë të BE-së, Josep Borrell e emisari i dialogut, Miroslav Lajçak.

Këta dolën me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës treguan se çka presin nga Kosova e Serbia në procesin e nisur për normalizimin e marrëdhënieve.

Për të arritur përparim të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë siç është përshkruar në draft-statut dhe Serbisë që të bëjë njohjen de-facto”, u tha në komunikatë.

 

Tags: Asociacioni i komunave me shumicë serbeDaniel SerwerSerbia
Postimi i mëparshëm

Leyen në Beograd: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit parakusht për rrugën evropiane

Postimi tjetër

Kurti: Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë mbi 3 miliardë euro

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

9 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez
Bota

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën
Shqipëri

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”
Shqipëri

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike
KRYESORE

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë
Bota

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
Postimi tjetër
Kurti: Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë mbi 3 miliardë euro

Kurti: Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë mbi 3 miliardë euro

Lajmet e fundit

Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra – Shije dhe ëmbëlsi fantastike

Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra – Shije dhe ëmbëlsi fantastike

9 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

9 June 2025
5 gjëra që duhet të harroni për të pasur marrëdhënie të shëndetshme

5 gjëra që duhet të harroni për të pasur marrëdhënie të shëndetshme

9 June 2025
Frutat verore që kanë më pak kalori

Frutat verore që kanë më pak kalori

9 June 2025
Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

9 June 2025
A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu