Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ka “injoruar” ftesën e Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për të diskutuar për situatën aktuale në ndërmarrjen “Trepça”, raporton InLajmi.
Ministrja ka arsyetuar mos pjesëmarrjen në komision me udhëtimin jashtë vendit.
Megjithatë komisioni ka vazhduar punën ndërsa kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka kritikuar mungesën e ministres për të raportuar në komision.
Shala theksoi se kërkesa ka qenë fillimisht të dëgjojmë ministren dhe ajo të ju tregojë se pse minatorëve po u vonohen pagat, pse nuk u po paguhet trusti, pse po suspendohen sindikalistët.
Por Kusari-Lila ka kërkuar që të dëgjohen sindikalistët pasi sipas saj, jo të gjitha kërkesat e tyre janë të ligjshme.
Ajo ka propozuar që të kenë një takim me përfaqësuesit sindikal.
Nga ana e tij deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se ministrja edhe sikur të ishte jashtë vendit do të duhej të ndërpriste vizitën dhe të vinte dhe t’i takonte minatorët.
Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, ka akuzuar deputetët e VV-së se po tentojnë të përçajnë sindikatën pasi sipas saj, nuk është njoftuar Komisioni.
Minatorët e Trepçës tash 8 ditë janë futur në grevë ndërkohë kërkesat e tyre vazhdojnë të mos përfillen nga Qeveria e Kosovës./InLajmi/