Sot në Kuvendin e Kosovës, në komisionin ku është paraparë që të raportojë ministra Artane Rizvanolli, e cila mungoi, kanë folur edhe minatorët që përfaqësojnë grevistët në Trepçë.
Në një moment, deputeti i VV-së, Armend Muja, ka nisur të shfaq shifrat e prodhimtarisë së Minierës së Trepçës si dhe ka përmendur pagat mesatare të minatorëve.
Këtu ka ndërhyrë edhe një nga minatorët qe ishte prezent në mbledhje, duke deklaruar se vetëm po humbet kohë.
“Mos na lodhni me k’to sene se s’kem kohë. S’kem kohë për kilifekte jarani jem. S’kemi kohë, dilni n’temë”, ka deklaruar njëri nga minatorët, shkruan lajmi.net.
“Ju z.Muja po deklaroni që ka pasë rritje 17% të pagave, ajo shifër është totalisht e pasaktë”, tha një minatori. tjetër.