EULEX-i ka përfunduar bastisjet në shtëpinë e Artan Behramit dhe prindërve të tij.
Kjo bastisje është kryer urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuar të Gjykatës së Hagës.
Bastisja ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, raporton Klan Kosova.
Kjo vjen një ditë pasi ai kishte reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, shkruan Klan Kosova.
Artan Behrami, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj kanë qenë këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaçi.