32 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në 24 orët e fundit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i suspenduar i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili foli edhe për vendimin e menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça”.
“Gjatë ditës kanë qenë 32 minatorë që kanë kërkuar ndihmë. Kjo është një hakmarrje, një tendencë për ta shuar zërin sindikal dhe këta po humbin kohë duke u marrë me çështje të kota”, tha Jonuzi.
Më tej, ai tha se kryeshefi i “Trepçës”, me vendimin për suspendimin e tij nga kreu i sindikatës ka treguar karakter diktatorial.
Jonuzi bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur kontakt me disa nga deputetët e pozitës, nga të cilët po pret reflektim për çështjen e grevës.
Kujtojmë se minatorët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës, ku po kërkojnë që pagat t’iu dalin në mes