Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për indiferencën e tij ndaj grevës së minatorëve të Trepçës, përcjell InLajmi.
Ajo shprehet e befasur me indiferencën e kryeministrit ndaj grevistëve e nga ana tjetër duke vrapuar pas spektakleve.
Prandaj për këtë sjellje indiferente, Hoxha ka ironizuar duke e quajtur Kurtin “kryeministër modern”.
Postimi i plotë i saj:
Me qenë kaq indiferent ndaj punëtorëve e me vrapu nëpër spektakle…
Çka me ba …kryeministër modern./InLajmi/