Gjykata Speciale edhe të martën ka vazhduar me bastisjet, ndërsa cak i radhës ishte ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, përcjell InLajmi.
E për këtë bastisje të radhës, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila tha se kjo nuk është drejtësi, por persekutim e përndjekje.
Sipas saj, ajo që po shihet sheshit është se kjo është përndjekje politike.
Tutje shton ajo se dje u bastis Blerimi e Bashkimi, sot Artan e nesër nuk e di.
Postimi i plotë i saj:
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim.
Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di.
Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike./InLajmi/