Kanë kaluar më shumë se një muaj nga sulmi i grupit criminal serb në Banjskë ku humbi jetën rreshteri i i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa ndaj Serbisë ende nuk janë marrë masa, e cila madje kishte shpallur edhe ditë zi për sulmuesit e vrarë gjatë sulmit, përcjell InLajmi.
E për mos marrjen e asnjë mase ndaj Serbisë pë sulmin në Banjskë ka reaguar edhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë Greg Deawie, mendon se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë të përkëdhel Serbinë.
“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin”, është shprehur ish ambasadori Delawie.