Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se është e pafalshme nëse mund të ketë dëme Kosova e nuk raportohet para ligjvënësve për draft statutin evropian të Asociacionit, raporton InLajmi.
Sipas tij, është çështje e rëndësishme, prandaj edhe kryeministri duhet të raportoj sepse Kurti nuk guxon nuk të sillet si monark.
“Sot diskutuam 3 çështje dhe si GP e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës.Ne nuk kemi par asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka parapa vijat e kuqe dhe pas atij vendimi nuk guxon të dalë askush”, deklaroi Tahiri.
Tahiri foli edhe për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe Ligjin e pagës minimale dhe atë të Ligjit të Pagave. /InLajmi/