Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Kosovës po zhvillon bastisje në shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, transmeton InLajmi.
Bastisja tek Smakaj, ish shef i AKI-së ende është duke vazhduar dhe mbetet të shihet tutje se çfarë do të dal nga kjo bastisje.
Bastisje, ka pasur edhe tek Blerim Shala, ish-këshilltari i ish-presidentit presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Ish-presidenti Thaçi po gjykohet në Hagë së bashku me ish krerët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.