Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, para gazetarëve shpalosi vendimet e Kryesisë së Kuvendit , ndërsa bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë 2 seanca, e në njërën seancë rend dite do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel, raporton InLajmi.
Ajo theksoi se drafti i propozuar evropian nuk është finalizuar pasi nuk është nënnshkruar nga palët.
Sipas saj pala kosovare e ka pranuar nënshkrimin, pala serbe ka refuzuar.
“Ne si GP jemi të informuar për përmbajtjen e draftit të parë dhe siç e dini nuk kemi diçka të finalizuar dhe e dini se nuk ka pasur nënshkrim. Sipas informatave, pala kosovare ka pruar nënshkrimin por pala serbe ka refuzuar”, tha Kusari -Lila.
/InLajmi/