Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ndërsa njofton për ftesën e kryeministrit për raportim në Kuvend pas takimit me liderët evropian ku edhe ka pranuar propozimin evropian të dreft statutit të Asociacionit, tha se raportimi i kryeministrit është obligim Kushtetues, raporton InLajmi.
Sipas tij është mjaft e rëndësishme të kuptohet se për çfarë është pajtuar kryeministri në Bruksel.
“Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i Rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, ka thënë Tahiri.
Edhe deputeti i PDK-së shprehu shqetësim për gjendjen e minatorëve grevistë, përkça edhe kërkoi rezolutë për kërkesat e tyre.
“Ne gjithashtu do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale” deklaroi deputeti Tahiri/InLajmi/