Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e 2 ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smaka.
Në një përgjigje për Dukagjin ata kanë konfirmuar por nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Prokuroria e Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.