Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi për “dyfytyrësi të thellë” nga opozita, lidhur me kritikat e saj për procesin e dialogut, përcjell InLajmi.
Çeku tha se opozita po e kritikon pushtetin për pranimin e Asociacionit, të cilin “2 herë dhe e ratifikuan në Kuvend”.
E Çtaku ia ktheu duke I thënë se kritikat për qeverinë po vijnë se ky plan ishte edhe më herët por e ndaluan duke gjuajtur gaz lotësjellës e duke humbur kohë për Kosovën.
Postimi i plotë i saj:
Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët/InLajmi/
