Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot në Tiranë ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.
Balla u shpreh se përmes 26 marrëveshjeve 2 vendet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha, shkruan ATSH.
“Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të 2 ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj”, shkroi Balla, në rrjetet sociale.