Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ndihet krenar për angazhimin e qeverisë në mbështetje të prodhuesëve dhe ekonomisë së vendit, ndërsa kujton se qeveria të premten ndau 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, përcjell InLajmi.
Murati shpalos edhe mbështetjen e prodhuesve vendor duke liruar nga dogana disa lënë të para dhe pjesë të makinerive.
Por, nuk ndalet me kaq, derisa ministri Murati si arritje e shef edhe punësimin për çka thotë ai se për here të parë janë mbi 410.00 vende pune aktive, ku numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar.
Postimi i plotë i tij:
Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1.
Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese.
Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë.
Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë, për herë të parë kemi mbi 41.000 vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar.
Qeveria për prodhuesit!/InLajmi/