• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pritje dhe rreziqe, liberalizimi i vizave mund të prish parashikimin për rritje ekonomike

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
28 October 2023
në Kosovë
0 0
0
Pritje dhe rreziqe, liberalizimi i vizave mund të prish parashikimin për rritje ekonomike
0
SHPERNDARJE
420
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje ekonomike në Kosovë deri në 4% vitin e ardhshëm.

Parashikimi është më pozitiv krahasuar me 3.5% këtë vit dhe po aq vitin e kaluar.

Nga BQK-ja thonë se ai u atribuohet pritjeve për rritje të konsumit dhe investimeve, si dhe për stabilizim të çmimeve.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve, në anën tjetër, paralajmërojnë se parashikimi mund të mos dalë i saktë, nëse ka ikje masive të qytetarëve pas liberalizimit të vizave me vendet evropiane, nga 1 janari i vitit 2024.

Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, Departamenti për marrëdhënie me jashtë i BQK-së thotë se dukuria e emigrimit ka ndikim potencial në tregun e punës dhe, rrjedhimisht, në gjithë aktivitetin ekonomik.

Sipas BQK-së, përkeqësimi i këtij trendi me lëvizjen e lirë të qytetarëve pas janarit të vitit 2024, “do të përkthehej në debalancë të tregut të punës dhe dobësim të performancës së bizneseve dhe dinamikave të përgjithshme makroekonomike në vend”.

Por, thonë në BQK, ritmin e aktivitetit ekonomik mund ta ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si: pasiguritë e vazhdueshme gjeopolitike, kërkesa e jashtme më e dobët apo përkeqësimi i kushteve tregtare.

Në raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, të publikuar më 19 tetor, thuhet se në Kosovë, ndonëse parashikimet për rritje ekonomike mbeten pozitive, rreziqet për ngadalësim janë domethënëse.

Ato ndërlidhen me pasiguritë e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë dhe pasojat që mund t’ia shkaktojë ajo aktivitetit ekonomik në Evropë.

Në një deklaratë dhënë REL-it, nga Banka Botërore thonë se, gjatë vitit 2022, tregu i punës në Kosovë është karakterizuar me tkurrje të popullsisë në moshë pune, “me gjasë për shkak të migrimit të vazhdueshëm”.

Por, sipas tyre, Kosova ka potencial të madh të pashfrytëzuar të fuqisë punëtore, marrë parasysh shkallën e lartë të mospjesëmarrjes në tregun e punës, veçanërisht në mesin e grave.

“Migrimi mund të ushtrojë presion për paga më të larta, dhe, në të njëjtën kohë, kjo mund t’i nxjerrë më shumë qytetarë nga mospjesëmarrja në tregun e punës”, thonë nga Banka Botërore.

Në Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për t’i komentuar parashikimet për rritje ekonomike dhe rreziqet që mund t’i përcjellin ato.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, thotë se me liberalizimin e vizave, mijëra qytetarë mund ta lënë Kosovën.

Ata, thotë Mulaj, do të shkojnë për vizita në vende të ndryshme të BE-së, por disa edhe mund të lidhin kontrata pune e më pas të pajisen edhe me viza pune.

“Largimi eventual masiv i qytetarëve të Kosovës pas liberalizmit të vizave, përveçse do të ndikojë në aktivitetin ekonomik të bizneseve, do ta ulë edhe konsumin në Kosovë. Të gjitha këto, pastaj, reflektohen në rritjen ekonomike”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, prej vitesh, përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë se si bizneset detyrohen të importojnë punëtorë nga jashtë.

Me 1.7 milion banorë, Kosova ka një shkallë të papunësisë prej gati 12%. Paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

Të dhënat e Agjencisë së Punësimit të Kosovës flasin për rënie të numrit të punëkërkuesve ndër vite: nga rreth 300.000 punëkërkues të regjistruar në vitin 2013, numri i tyre ka rënë në rreth 29.000 në prill të këtij viti.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, Skënder Krasniqi, thotë se në 3 vjetët e fundit punëtorët nga Kosova, me procedura më të lehtësuara, janë pajisur me leje pune dhe kanë ikur në vendet e BE-së.

Gjermania është një prej atyre që i ka lehtësuar procedurat e pajisjes me dokumente të të huajve.

Vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është rritur për 110 % në krahasim me vitin paraprak.

Krasniqi thotë se këto shifra do të rriten edhe më pas liberalizimit të vizave, edhe pse kjo lëvizje e lirë nuk nënkupton udhëtime për qëllime pune.

“Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë për vizitë në vendet e BE-së, por edhe të gjejnë një vend pune dhe më pas të pajisen me vizë pune”, thotë ai.

Mungesa e punëtorëve ndikon, pastaj, në rënie të aktivitetit ekonomik, thotë Krasniqi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitin 2022 dhe për këtë vit, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42.000 banorë, për arsye të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi.

Për më tepër, Kosova prej vitesh vuan nga deficiti i lartë tregtar, pasi shumicën e produkteve e importon nga vendet fqinje ose ato të BE-së.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të ASK-së, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej afër 1 miliard eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro.

Norma mesatare e inflacionit në vitin 2022 ka qenë gati 12%, edhe pse trendi tash është në rënie.

Sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021.

Po sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.

Kosova, po ashtu, pranon një shumë të madhe remitencash: mbi 1.2 miliard euro vetëm vitin e kaluar.

Tags: BQKLiberalizimi i vizave për KosovënSkënder Krasniqi
Postimi i mëparshëm

Kurti e Vuçiqi me liderët evropian, SHBA: Mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi

Postimi tjetër

Mbyllet pa fitues dueli Fushë Kosovë-Malishevë

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Mbyllet pa fitues dueli Fushë Kosovë-Malishevë

Mbyllet pa fitues dueli Fushë Kosovë-Malishevë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu