• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Elshani: Mungesa e anesteziologëve “kufizon” operimet në Klinikën e Neurokirurgjisë

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
28 October 2023
në Kosovë
0 0
0
Elshani: Mungesa e anesteziologëve “kufizon” operimet në Klinikën e Neurokirurgjisë
0
SHPERNDARJE
480
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Afër 2 milionë euro është shuma që Klinika e Neurokirurgjisë ka përfituar për modernizimin e pajisjeve mjekësore. Këto pajisje do të mundësojnë intervenime që nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, ka konfirmuar drejtori i klinikës, Besnik Elshani.

Elshani ka thënë për Ekonomia Online, se me këto pajisje do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. Për këtë ka falënderime ndaj vartësve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se falë këtyre aparaturave, do të ndihmojnë në rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru. Krahas kësaj, projekti përfshin edhe rinovimin e sallës së 2-të operative.

Krahas kësaj, Elshani ka thënë se në planin dinamik përgatitor, qëllim kanë funksionalizimin e aparaturës, ndërsa pajisjet e përfituara janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore.

“Si qendër e vetme referente, kuptohet kemi një bagazh të madh të punës dhe me ardhjen në detyrë të drejtorit të Klinikës para 2 vitesh, unë së bashku me kolegë të mi, kemi bërë një zotim që të punojmë së bashku në ngritjen e nivelit të Neurokirurgjisë kosovare. Punuam së bashku në krijimin një projekti që e pagëzuam ‘Projekti i rimëkëmbjes së Neurokirurgjisë kosovare’ dhe ky projekt është bërë realitet dhe Klinika e Neurokirurgjisë është përfituese e projektit nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 2 milionë eurosh që nënkupton pajisjet më moderne teknologjike, neurokirurgjikale të kohës, që përfshin pajisjet siç janë; neorumikroskopi elektronik i gjeneratës më të re, neuronavigatori, neuroendoskopi, fluoroskopi dhe këtu përfshinë edhe rinovimi i sallës operative të klinikës sonë”, ka thënë Elshani.

E duke folur për pajisjet e reja, Elshani ka thënë se do të mundësojnë reduktimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

“Sigurisht që rezultatet nuk do të mungojnë për arsye se me këto pajisje është një përparësi e madhe sepse Klinika e Neurokirurgjisë, nuk do të jetë ajo klinikë nga e cila nuk do të shkojnë pacientët për trajtim jashtë vendit. Pra me këtë projekt, me këto pajisjet të reja, të gjithë pacientët të cilët nuk kanë pasur mundësi të trajtohen për shkak të mungesës së aparaturave dhe jo prej kuadrit por me këtë projekt, MSH-ja ka bërë një shërbim të madh qytetarëve sepse tani e tutje do të kursehet edhe buxhetit i shtetit, që nënkupton se ato mjete nga Fondi për Sigurime Shëndetësore që kanë shkuar jashtë vendit, tani do të mbesin këtu dhe njëkohësisht kuadri do të përgatitet dhe do të jetë më profesional në kryerjen e këtyre punëve profesionale”, ka thënë tutje Elshani.

E mungesa e anesteziologëve, ka bërë që Klinika e Neurokirurgjisë të punojë me vetëm një sallë operative. Për këtë, Elshani kërkon që sa më shpejtë të shtohet numri i tyre dhe të funksionojnë me 2 salla të operacionit.

“Sa i përket Klinikës së Neurokirurgjisë në përgjithësi, mund të them se në kuadër të kapacitetit që kemi dhe ne që punojmë tani, kemi vetëm një sallë operative për momentin dhe kjo është një hendikep që e kemi. Në pritje të padurueshme do thoja, që të kemi sallën e dytë. Kjo pra varet njëkohësisht nga Shërbimi i Anesteziologjisë, i cili është premtuar që me rastin e renovimit të sallave, do të kemi kapacitetin edhe të sallës së 2-të operative”, u shpreh Elshani, teksa me kapacitetet që kanë numri i operacioneve shkon në 600.

“Kjo ndërlidhet sigurisht edhe me numrin e operacioneve. Operacionet neurokirurgjikale aktualisht me një sallë operative, në vitin që lamë pas kemi arritur një vit rekord në historinë e Neurokirurgjisë, kemi bërë më shumë se 625 operacione. Pra synimi është që me kapacitetin e 2 sallave operative, për kokë banori, sigurisht që numri i operacioneve do të ishte i kënaqshëm nëse do arrihej mbi 1.000”, potencoi Elshani.

Tags: Besnik Elshani.Fondi për Sigurime ShëndetësoreNeurokirurgjia
Postimi i mëparshëm

Raporti për Djetësi, Vasili: Shqipëria nxin dhe Kosova ndrin!

Postimi tjetër

Pranimi i Asociacionit, Abdixhiku: Kryeministri Kurti ta prezantojë draftin në Kuvend

Të ngjajshme Postime

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve
Kosovë

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë
Kosovë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog
Kosovë

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog

12 November 2025
Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës
Kosovë

Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës

12 November 2025
Rezultatet përfundimtare në Mitrovicën e Jugut pas verifikimit të plotë të votave
Kosovë

Rezultatet përfundimtare në Mitrovicën e Jugut pas verifikimit të plotë të votave

12 November 2025
FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin
Kosovë

FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin

12 November 2025
Postimi tjetër
Pranimi i Asociacionit, Abdixhiku: Kryeministri Kurti ta prezantojë draftin në Kuvend

Pranimi i Asociacionit, Abdixhiku: Kryeministri Kurti ta prezantojë draftin në Kuvend

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu