“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri botëror. Serbët nuk duhet të zihen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe nëse është vendim demokratik edhe nga Mali i Zi”, ka thënë Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.
Sipas Dodikut në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm, ai ka thënë se pjesë të së cilit, duhet të jenë edhe Kosova dhe Mali i Zi.
“Më duhet ta them se (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiqi e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare nëpërmjet procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve për Kosovën nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”,
Sipas tij Serbët duhet të veprojnë pro intersave të Brintinës së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan RTV Dukagjini
“Mendoj se duhet të ruajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme e afatgjate, dhe që nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja zgjidhje është Republika Sërpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova, dhe sigurisht rikthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i përket vendi”, ka përfunduar ai.