• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ska nënshkrim ë marrëveshjes, BE vazhdon diskutimet me Kosovën dhe Serbinë

V E nga V E
27 October 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ska nënshkrim ë marrëveshjes, BE vazhdon diskutimet me Kosovën dhe Serbinë
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta, por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha në një konferencë të enjten pasmesnate se Këshilli nuk diskutoi dje për marrëdhëniet mes 2 vendeve ballkanike, duke shtuar se “ne e mbështesim normalizimin e raporteve dhe shtensionimin [e situatës]. Për këtë do të diskutojmë nesër [e premte] në takimin e Këshillit”.

Gjatë takimit të sotëm të Këshillit, liderët e BE-së pritet ta shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, ta dënojnë sulmin e 24 Shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri, të kërkojnë që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e rastit. Po ashtu, Kosovës dhe Serbisë do t’iu kërkohet t’i zbatojnë të gjitha detyrimet të tyre nga dialogu pa vonesa dhe pa parakushte.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni është duke e pritur rezultatin e hetimeve rreth sulmit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova e lë fajtore Serbinë, kur u pyet për akuzat se Komisioni nuk ka qëndrim të baraspeshuar, pasi mori masa ndaj Kosovës në fillim të këtij viti, por jo edhe ndaj Serbisë, e cila e mohon përgjegjësinë për sulmin e muajit të kaluar.

“Do të jem shumë e shkurtër në përgjigje, hetimet janë duke u zhvilluar dhe kemi thënë disa herë se kur të përmbyllen hetimet, ne do të vendosim për të ndërmarrë masa dhe çfarë lloj masash”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u pritën të enjten në takime të ndara nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimet, e cilësuara si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, mbaruan pa ndonjë pajtim mes palëve. Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit e penguan kushtëzimet që paraqitën palët.

Pas takimeve, Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj, garanton zbatimin e tyre, ndërsa presidenti serb Vuçiç këmbënguli në zbatimin e“asaj që është nënshkruar”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se marrëveshja mes tyre nuk ishte e mundur, sepse“parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme për tjetrën”.

Ai konfirmoi se temë e diskutimeve në Bruksel ishte propozimi i ri i diplomatëve perëndimorë për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u prezantua në Prishtinë dhe në Beograd më 21 tetor.

“Palët nuk ishin të gatshme të bien dakord për të pa parakushte, e që janë të papranueshme për palën tjetër. Në fund, ne kërkojmë që palët të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit”,tha Borrell.

Sipas tij, kjo“mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut, sepse është e vetmja mënyrë për të përparuar në rrugën evropiane”, shkruan REL.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje. Por sot, për fat të keq, nuk ishte e mundur”,tha kryediplomati evropian.

 

Tags: BEBeogradiPrishtina
Postimi i mëparshëm

Marmalata e shijshme e ftoit si ta përgatisni vetë në shtëpi

Postimi tjetër

Indeksi për Gratë 2023: Kosova vendi i 2-të më i keq në Evropë për të jetuar si grua

Të ngjajshme Postime

Lumir Abdixhiku pas votimi: Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike
KRYESORE

Lumir Abdixhiku pas votimi: Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike

28 December 2025
Voton Albin Kurti: Besoj që pjesëmarrja do të jetë masive, koalicioni iki pa fajin tonë
KRYESORE

Voton Albin Kurti: Besoj që pjesëmarrja do të jetë masive, koalicioni iki pa fajin tonë

28 December 2025
Bedri Hamza hedh votën e tij
KRYESORE

Bedri Hamza hedh votën e tij

28 December 2025
“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini
KRYESORE

“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

26 December 2025
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim
KRYESORE

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit
KRYESORE

Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

26 December 2025
Postimi tjetër
Indeksi për Gratë 2023: Kosova vendi i 2-të më i keq në Evropë për të jetuar si grua

Indeksi për Gratë 2023: Kosova vendi i 2-të më i keq në Evropë për të jetuar si grua

Lajmet e fundit

Një nga misteret më të mëdha në botë, nis kërkimi për aeroplanin e zhdukur MH370

Një nga misteret më të mëdha në botë, nis kërkimi për aeroplanin e zhdukur MH370

28 December 2025
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet vendet nordike

Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet vendet nordike

28 December 2025
Fenomen i rrallë në bregdetin shqipar: Tërhiqet deti në Vlorë

Fenomen i rrallë në bregdetin shqipar: Tërhiqet deti në Vlorë

28 December 2025
Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë

Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë

28 December 2025
Hargreaves në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë

Hargreaves në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë

28 December 2025
Lumir Abdixhiku pas votimi: Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike

Lumir Abdixhiku pas votimi: Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike

28 December 2025
Zelensky thotë se sulmi në Kiev tregon se ‘Rusia nuk dëshiron paqe’

Zelensky thotë se sulmi në Kiev tregon se ‘Rusia nuk dëshiron paqe’

28 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu