Qeveria e Republikës së Kosovës e ka emëruar Ismail Dibranin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, raporton InLajmi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para kabinetit qeveritar bëri të ditur se për pozitën drejtor i përgjithshëm kanë aplikuar 4 kandidatë dhe se Ismail Dibrani i ka plotësuar të gjitha kushtet.
“Për pozitën drejtor i përgjithshëm kanë aplikuar 4 kandidatë. Pas testit me shkrim dhe intervistave, propozoj Ismail Dibranin për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, tha ministri.
Kujtojmë se Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të SHKK-së.
Para ushtrimit të kësaj detyre, Dibrani kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.