Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj veprimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurt i cili të enjten në takim me zyrtarët evropian u pajtua me propozimin e BE-së për draftin e Asociacionit, duke e quajtur veprim të mençur, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Shqipërisë ndërsa përgëzon lidershipin e Kosovës për mençuri për pranimin e propozimit të bashkësisë evropiane, në të njëjten kohë Rama i bën thirrje Serbisë që të bëjë të njëjtën gjë.
Rama i dërgon mesazhe Serbisë ti lë gërmadhat e vjetra e të mos e shmangë paqen.
Ai tha se rajoni ka nevojë për paqe, stabilitet e bashkëpunim fqinjësor.
“Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel! Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara. Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt përparimit përfundimtar. Mjaft me shikimin e gishtit ndërsa gishti tregon hënën. Mjaft me të njëjtat gërmadha të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft me shmangien e paqes dhe kënaqjen me fantazmat e së kaluarës për hir të politikës së brendshme. Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra me shumën zero. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëj paqe, për hir të Zotit, dhe vazhdo”, deklaroi kryeministri.