Gjatë ditës së 4 të grevës, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet, me 4 prej tyre që kanë humbur vetëdijen dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja është alarmante
Në ditën e 4 të grevës së tyre, minatorët e Trepçës raportojnë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre shëndetësore.
Siç ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, 4 prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.
Po ashtu, sipas tij gjendja është alarmante.
“Gjendja është alarmante. Ndihma e shpejtë po vjen dhe po merr punëtorë pasi po u përkeqësohet gjendja. Sot dita e 4-të, deri më tash janë katër punëtorë që janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Jonuzi për portalin Dukagjini.