Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe të premten bojkotuan seancën ku do të diskutohet për miratimin e deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian për sulmin në veri e dialogun, raporton InLajmi.
Këtë veprim të mazhorancës shefi i deputetë të AAK-së, Besnik Tahiri e quan papërgjegjësi dhe frikë nga ballafaqimi me realitetin.
“E shoh si një veprim të papërgjegjshëm si një pamaturi dhe si një frikë e VV për t’u ballafaquar me realitetin”, tha Tahiri.
Në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë as një seancën e së enjtes të thirrur për të diskutuar për ngritjen e koeficientit të pagave.
Për të dënuar sulmin në Banjskë, javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, ku kërkon përballje pa vonesë e autorëve të sulmit me drejtësinë.