Partnerët ndërkombëtar shprehën mbështetje për FSK-në, teksa një zëri dënuan sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, në dikutimet konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023” që po zhillohet në Prishtinë, raporton InLajmi.
Për sulmin në Banjskë më 24 shtator, foli edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci duke e cilësuar të dështuar meqë ndërhyrja e Policisë së Kosovës ishte efikase dhe neutralizoi sulmin.
Maqedonci shpreh frikën që sulme të tilla janë të mundshme edhe në të ardhemen derisa Serbia vazhdon me stërvitje ushtarake afër kufirit me Kosovën.
“Roli i partnereve në këtë fushë nuk është veç i rëndësishëm por fundamental. Mbesim t’i ndajmë me partnerët tanë të botës demokratike. Me qëllim të vazhdimit të interesave të tyre hegjemoniste, kjo vërehet në luftën në Ukrainë dhe Izrael. Rëndësia e jonë në operacionet e kanë dëshmuar në pjesën veriore të vendit grupet serbe kanë tentuar të marrin territor. Duke i’u falënderuar Policisë njësiteve të saj dhe bashkëpunimit me partnerët tanë kanë dëshmuar për profesionalizmin. Serbia ka gjithmonë interesa hegjemoniste. Duke dashur forcimin e ushtrisë kemi investuar në armatim. Për herë të parë, Kosova ka marrë pjesë në stërvitjet ‘Defender 2023’ të organizuar nga SHBA”, tha Maqedonci.
Ministri, theksoi se Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd, edhe pse po avancon në transformimin e institucioneve të sigurisë. .
“Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd por do të jemi partnerë dhe për këto vite ne kemi bërë transformimin real. Buxheti për FSK është rritur për 110%. Gjatë këtyre 2 viteve të fundit kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në ushtrime ushtarake. Për më tepër FSK ka zbarkuar në lindjen e mesme për operacione trajnime dhe për paqe. Ne gjithashtu jemi krenar me qendrën e trajnimit që ofron trajnime të operatorëve vendor dhe ndërkombëtar”, u shpreh Maqedonci.
Nga ana tjetër për fuqizimin e institucioneve të sigurisë, foli edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ndësa theksoi se FSK-ja nuk do te ishte këtu ku ka arritur nëse nuk do të mbante trajnime profesonale me mbështetjen nga vendet aleate.
Sipas tij, rasti i fundit në Banjskë është mesazh i qartë që FSK-ja duhet të jetë gjithmonë e gatshme për sulme të tilla.
Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, përsëriti se SHBA-ja do të vazhdoj mbështetjen për transforimin e FSK-së.
“SHBA-ja është e përkushtuar gjithmonë për të mbështetur transformimin e FSK. Në këtë kontekst, një ndër prioritet tona është ta mbështesim transformimin 10 vjeçar të FSK-së për të kryer mbrojtjen. Ne jemi të përkushtuar gjithashtu në ndihmën me miliona euro”, u shpreh Hovenier.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, foli për mbështetjen e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
Ai ka shprehur falënderime për FSK për ndihmën e dhënë në tërmetin që goditi Turqinë kohë më parë.
“Turqia është e interesuar të arrihet stabiliteti në gjithë vendit. Këto lidhje përcaktojnë politikat dhe lidhjet tona për të forcuar stabilitetin në rajon e më gjerë. Në këtë kontekst, përkundër kësaj dua ta falënderoj ekipin e kërkim shpëtimit për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit në Turqi. Për këto vite, Turqia ka mbështetur FSK me 16 milionë euro”, tha Tunç./InLajmi/