Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pranimin e propozimit të re të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e situatës me Asociacionin.Rama përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se kjo është një pikë kyqe.
“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe”, ka thënë ai.
Rama tutje ka shtuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë ngushtë me partnerët perëndimor për zbatimin e marrëveshjes së arritur në shtator, shkruan Gazeta Blic.
“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.” shkroi ai.
I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023