Kuvendi i Kosovës miratoi Plotësim Ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, ndërsa opozita nuk pajtohet me disa parakrafë me theks në pjesët ku bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Policisë e Prokurorisë Speciale, raporton InLajmi.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, para votimit ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit këtë Projektligj, ndërsa është shprehur grupi punues ka bërë një punë të mirë dhe të madhe me përfshirje e organizatave të ndryshme.
Se është bërë një punë e madhe nga grupi punues e tha edhe deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, por u shpreh se nuk pajtohen me një paragrafë që ka të bëjmë bashkëpunimi ndërmjet Policës dhe Prokurorisë Speciale.
Ai i kujtoi mazhorancës se nëse ky projektligj kalon atëherë do të detyrohen që këtë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“E vlerësoj se kemi bërë një punë të madhe, por duhet të shpreh shqetësimin dhe qasjen tonë për një paragraf që shumica parlamentare nuk na dëgjoj. Çështja është se bashkëpunimi mes Policës dhe Prokurorisë Speciale më ligj është përcaktuar që kjo të rregullohet më një akt ligjor, por që e miraton qeveria. Për ne është e papranueshme sepse ky ligj është material”, tha Selmanaj.
Ai ka dhënë vërejtjet e tij, duke theksuar se Qeveria nuk mund të përcaktoj mënyrën e bashkëpunimit me organet ndjekëse.
“Duhet që Këshilli Prokurial që të i’u lehjet që ata të nxjerrin akt ligjore që të vendosin për bashkëpunim me policinë. Qeveria nuk mund të përcaktoj mënyrën e bashkëpunimit me organet e ndjekjes. Partneret ndërkombëtar dhe organizatat na kanë rekomanduar që të hiqet kjo. Kjo cënon Kushtetutën dhe pavarësinë e këtyre. Na detyroni që edhe këtë çështje ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, deklaroi Selmanaj.
Nga ana tjetër Shefi i GP të AAK-së, Bensik Tahiri, tha se ky Ligj do të duhej që të shkojë në lexim të 3-të, pasi mund të kontestohet në Kushtetuese.
“Ky Ligj duhet që të shkojë edhe një herë në lexim të tretë. Nëse ky Ligj miratohet tani ai do të konstatohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi argumente që i ka dhënë Selamnaj në Komision janë tepër, tepër të prekshme në raport me Kushtetutën”,tha ai./InLajmi/