Mëngjesin e së enjtes, një veturë godet kombësoren në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Aksidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur gjithashtu se e aksidentuara ka marrë lëndime trupore nga goditja e veturës.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njejta është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Gjithashtu bëhet e ditur se me rastin në fjalë po merret njësiti i trafikut.