Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka shprehur ngushëllime familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre, përcjell InLajmi.
Ministri, kujtoi se të marten në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu.
Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre.
Lavdi! /InLajmi/