Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, akuzon kryeministrin Albin Kurti për paqëndrushmëri ndaj veprimeve të dikurshme e deklarimeve si shef i ekzekutivit, derisa po “lëshon pe”, në kauzat që e sollën në pushtet, përcjell InLajmi.
Haxhiu, i drejtohet kryeministrit se për ta pranuar zajednicn nuk ke pasur nevojë ta tensionosh situatën në veri e të ndodh vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku.
Ai i kujton Kurtit se ka harruar vendimin për targat, porse thotë ai ZAJEDNICËN deri me 5 Nëntor do ta pranosh.
Sipas Haxhiut, me Kurtin po legjitimohet Zajednica, ndërsa pyet se përse është derdhur gjak.
Deputeti Haxhiu, tha se Kurti se erdhi në pushtet duke e mashtru këtë popull dhe i tillë do të shkoj, mashtrues.
Postimi i plotë i tij:
Me pranu ZAJEDNICËN kundër të cilës protestonte Albini dhe LVV, nuk ka pas nevojë të tensionohet situata në Veri e të vie deri të vrasja e Afrim Bunjakut dhe plagosja e disa policëve tjerë.
Albin Kurti vendimi për targa e ka harru dhe ZAJEDNICËN deri me 5 Nëntor ka me pranu.
Me Albin Kurtin në Qeveri po legjitimohet Zajednica për kundërshtimin e të cilës u derdh edhe gjak.
Erdhi në pushtet duke e mashtru këtë popull dhe i tillë do të shkoj, mashtrues.