Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, i pikëlluar shprehë ngushëllime familjarëve të ushtarit të KFOR-it i cili të martën humbi jetën tragjikish, përcjell InLajmi.
Haradinaj, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen e ushtarit që vdiq në aksident, ka uruar shërim të shpejt për të lënduarin.
Postimi i plotë i tij:
I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë./InLajmi/