Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, shprehet se krerët e shtetit po krijojnë konfuzitet në opinion me deklaratat kundërthënëse nga ajo çfarë veprojnë në raport me dialogun e asociacioni, përcjell InLajmi.
Sipas saj, deklaratat e Kurtit por edhe të krerëve tjerë të istitucioneve se nuk do të ulen në tryezë të bisedimeve pa u ndëshkuar Serbia për sulmin në veri, shkaktojnë konfuzitet në opinion, derisa ndodh e kundërta e asaj çfarë është thënë.
Ajo ka kujtuar gjithashtu edhe deklaratat e krerëve të shtetit për Asociacionin, kur thonë se nuk pranojnë asociacionin, ndërsa shkojnë të takohen e bisedojnë pikërisht për këtë institucion.
Postimi i plotë:
E kemi pranuar planin.
Jo nuk e kemi pranuar planin.
Nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia.
Ka dialog me Serbinë këtë javë.
Ka asociacion.
Asociscioni ka vdekur.
Ka ska ka ska ka ska.
Kakofoni. Konfuzion. Panik.