Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka ndarë një video nga New Yorku.
Në këtë video shihet një kamion teksa shëtit rrugëve të New Yorkut.
“Kosova dhe Amerika, kurrë mos harro. Rezoluta 2467 e OKB-së e mban Serbinë përgjegjëse për krimet e luftës”, shihet mesazhi që shfaqet në ekranin e vendosur në kamion.
Ndërsa për këtë video ish-ministrja Haradinaj-Stublla ka shkruar “E vërteta dhe asgjë tjetër veç së vërtetës!”.