Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator, ishte “dritë e gjelbër” për Serbinë t’i fusë forcat ushtarake në Kosovë.
Më konkretisht, Limaj vlerësoi se akuzat e kryeministrit, Albin Kurti, ndaj Lajçak e Borrell, për anshmëri në dialog, e sollën situatën në Banjskë.
“Këtu ishte pika e fundit kur Kurti ka thënë që Lajçak dhe Borrell janë të anshëm dhe se nuk ka kuptim dialogu. Pikërisht në këtë moment iu ndez drita e gjelbër Vuçiqit për të hyrë me forca në Kosovë. Këtu është momenti kur Vuçiq ka thënë se “tani është koha të hyjmë me forca ushtarake, sepse Kurti i prishi raportet me botën, hajde të hyjmë e ta marrim situatën në dorë”. Pra, ky ka qenë momenti”, potencoi Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Kujtojmë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar ndërmjetësit evropian të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për njëanshmëri dhe deformim të procesit të dialogut me Serbinë