• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Gjermania si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
24 October 2023
në Lajme
0 0
0
Kryediplomatja Baerboc: Gjermania nuk duhet të bëjë me Kinën gabimet që i ka bërë Rusinë
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me bisedimet në vendet e Lindjes së Mesme ministrja e Jashtme Baerbock u përpoq të ndërmjetësojë mes aktorëvë të ndryshëm dhe për mirëkuptimin reciprok. Por mundësitë e Gjermanisë për ndërmjetësim janë të kufizuara.

Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplomacie intensive krize. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock brenda tre ditësh zhvilloi bisedime në katër vende. Qëllimi ishte: Të pengohet përhapja e konfliktit të Lindjen e Mesme. Një qëllim tjetër ishte që të zbutet sa më shumë të jetë e mundshme kriza humanitare në Rripin e Gazës.

Në fjalimin e saj në “samitin për paqe” në Kajro Baerbock përshkroi vuajtjet dhe shqetësimet, me të cilat po përballen njerëzit në terren dhe përtej të gjithë kufijve. “Kudo në rajon shohim vuajtje dhe frikë të tmerrshme njerëzore”, konkludoi ministrja e Jashtme.

Ajo njëkohësisht përmendi arsyen se përse u krijua gjithë kjo vuajtje. E kjo e gjitha ka një emër, tha Baerbock: “Ishte Hamasi, që më 7 tetor solli terrorin e tmerrshëm në Izrael dhe ushtroi krime të neveritshme.”Në afat të shkurtër është e rëndësishme, që të zbutet vuajtja, atje ku ajo është më e madhe, tha ministrja e Jashtme, e gjendja është emergjente në Rripin e Gazës. Ndaj Gjermania ka rritur ndihmën humanitare për Rripin e Gazës në rreth 50 milionë euro. Të enjten (19.10.2023) në Aman ajo bisedoi me drejtorin e organizatës së OKB për Ndihmat për Palestinezët, UNRWA, Philippe Lazzarini. Ky i fundit i shpjegoi asaj “gjendjen ekstremisht të rëndë” në Rripin e Gazës. Ka mbi një milionë rë dëbuar brenda vendit. 3700 vetë kanë vdekur, tha Lazzarini duke iu referuar të dhënave të Autoriteteve të Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit. Në këtë rajon nuk ka ujë të pijshëm.

Mundësi të kufizuara për ndërmjetësim

A mund të ndërmjetësojë Gjermania në këto rrethana? Po, por sipas gjendjes, mundësitë janë të kufizuara thotë Peter Lintl, ekspert për Izraelin pranë Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin: Ndërmjetësimi gjerman pranohet sa u përket pengjeve. “Këtu Gjermania mund të veprojë për të ndihmuar.”

Por mbështetje tjetër Gjermania nuk mund të japë për arsye që janë të kuptueshme: “Gjermania nuk flet me Hamasin.”

Sidoqoftë Gjermania mund të ndërmjetësojë në oragnizimin e ndihmave humanitare. “Kjo pranohet edhe nga Izraeli, sepse ndihma kërkohet edhe nga ana e SHBA-së.”

Ndaj kontributi gjerman për zbutjen e krizës mund të konsistojë në këto dy aspekte, thekson Lintl: “Pengjet dhe ndihma humanitare.”

Parimisht një pjesë e vendeve arabe e shohin me rezerva politikën e jashtme të Gjermanisë. Annalena Baerbock e ndjeu këtë vet në Aman: Ku sipas mediave u mor me rezerva deklarata e saj, që Izraeli është viktimë e terrorit të Hamasit dhe ka të drejtë të mbrohet.

Sipas Lintl ka në përgjithësi rezerva “por njëkohësisht edhe gatishmëri pragmatike për bashkëpunim, atje ku kjo është e mundur.”

Bota arabe solidarizohet me palestinezët

Bisedimet që zhvilloi Baerbock në kryeqytetet e katër vendeve të Lindjes së Mesme u zhvilluan në sfondin e një sërë demonstratash solidariteti me njerëzit në Rripin e Gazës. Në Egjipt (20.10.2023) dhjetëra mijëra vetë demonstruan në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët në Rripin e Gazës. Edhe në Aman mijëra vetë shprehën përkrahjen për palestinezët. Demonstratat janë një indikator për distancimin që kanë shtresa të tëra të popullsisë ndaj Izraelit.

Po ashtu në pjesë të madhe të vendeve arabe, njerëzit mendojnë, që shtetet perëndimore përkrahin pa kushte Izraelin. Formula, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, përsëritet pa asnjë kritikë, shkruhet në gazetën palestineze “Al ayyam”. Kjo gazetë i referohej në artikullin e saj edhe Gjermanisë. Njëkohësisht edhe në Jordanin Perëndimor po shpërthen dhuna.

Të tilla ndjesi kanë influencë ndaj vendimeve të qeverive në Kajro, Aman e në vende të tjera arabe. “Në shumë vende politikanët, që bashkëpunojnë ngushtë me vendet perëndimorë ndodhen tani nën presion ekstrem”, thotë në bisedë për DW, Simon Wolfgang Fuchs, profesor në fushën e studimeve për Islamin dhe Lindjen e Mesme në Universitetin Hebre të Jeruzalemit.

“Izraeli nuk do përpjekje për ndërmjetësim”

Një tjetër arsye e mundësive të kufizuara për ndërmjetësim, sipas Lintl, është edhe, se: “Izraeli vet nuk do asnjë përpjekje për ndërmjetësim. Një ofertë e tillë ndërkohë do të ndalohej.” Qëllimi i Izraelit është t’i japë fund sundimit të Hamasit. “Një ndërmjetësim do të ishte përkundër këtij qëllimi.” Një ndërmjetësim pranohet, nëse është fjala për lirimin e pengjeve. “Përveç kësaj nuk pranohet asnjë lloj tjetër ndërmjetësimi.”

Tags: Annalena BaerbockBEGjermaniaHamasIzraelLindja e Mesme
Postimi i mëparshëm

Jashari: Është jetike që marrëveshjet e arritura të implemntohen që situata të mos eskalojë

Postimi tjetër

Në New Yorkut shfaqet video "Serbia përgjegjëse për krimet e luftës"

Të ngjajshme Postime

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon
Politikë

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Postimi tjetër
Në New Yorkut shfaqet video “Serbia përgjegjëse për krimet e luftës”

Në New Yorkut shfaqet video "Serbia përgjegjëse për krimet e luftës"

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu