24 Tetori është dita e 297 e kalendarit gregorian (dita e 298 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 69 ditë.
Më 24 tetor 1861, një telegrafist në San Francisco, i dërgonte një mesazh telegrafik presidentit Abraham Linkoln në Uashington DC, nga një gjykatës shtetëror në Kaliforni. Disa çaste më vonë kryetari i bashkisë së San Franciscos, i dërgonte një mesazh kryetarit të bashkisë së qytetit të Nju Jorkut. Të dy shprehnin ide të ngjashme: “Urime nga Bregu i Paqësorit dhe a nuk është ky mjet i ri komunikimi i mrekullueshëm?” Mesazhet në alfabetin Mors kalonin nëpërmjet telave thuajse me shpejtësinë e dritës. Aftësia për të dërguar mesazhe të tilla nga një breg i Shteteve të Bashkuara në tjetrin, ishte rezultat i Ligjit për Telegrafin e Paqësorit, miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara më 16 qershor 1860. Ligji autorizonte ndërtimin e një linje telegrafike nga Missouri, terminali lindor, në San Francisco, terminali perëndimor.
1931: Ura “George Washington Bridge” hapet për trafik publik
1945: U themeluan Kombet e Bashkuara.
2005: Vdiq Rosa Parks, luftëtare për të drejtat e amerikanëve të racës me ngjyrë