Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka komentuar vizitën e 5-shësh perëndimore për dialogun Kosovë – Serbi, përcjell InLajmi.
Haziri ka thënë se ”për besimtarët e së majtës së Albin Kurti” ditët e ardhshme do të jenë shokante.
Ai ka shtuar se Qeveria dhe presidentja, Vjosa Osmani do të duhej t’i organizonin zgjedhjet në veri si kërkesë ndërkombëtare të cilët do të vazhdojnë me draft -statutin e Asociacionit
Postimi i plotë i tij:
Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit
Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).
Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza!
Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti!/InLajmi/