• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 22 tetor ndër vite

V E nga V E
22 October 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
69
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

1922 –Lindi në Shkodër, Marije Shllaku. Studioi filozofi në universitetin e Romës, dhe zotëronte shumë gjuhë të huaja si italisht, latinisht, frëngjisht, gjermanisht dhe greqishten e vjetër. Për një kohë, në vitet 1940 ajo punoi si sekretare e Xhafer Devës. Më 24 nëntor 1946, në moshën 23-vjeçare, Marije Shllaku u pushkatua me vendim të një gjykate në Prizren nën akuzat për bashkëpunim me legjendarin Shaban Polluzha në përpjekjet me armë për një Shqipëri me shqiptarët të gjithë bashkë. Studiuesi shqiptaro-amerikan Tom Mrijaj ka shkruar një monografi për Marije Shllakun, emrin e së cilës mbajnë sot disa rrugë e shkolla në Kosovë e Shqipëri

1946 –Katër anije luftarake britanike dalin nga porti i Korfuzit, kalojnë nëpër kanal dhe ndeshin në mina; 44 marinarë britanikë u vranë, mbi 40 të tjerë u plagosën dhe dy anije u dëmtuan. Britania e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke e akuzuar Tiranën zyrtare se minat në ujërat e Kanalit të Korfuzit ishin vendosur nga Shqipëria; ose Shqipëria kishte dijeni se kush i vendosi dhe nuk tregoi; apo rojet bregdetare shqiptare duhet t’i kenë parë anijet që kishin vendosur minat dhe për mos-ndërhyrje për t’i ndalur mbajnë përgjegjësi penale. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se Shqipëria ishte fajtore për incidentin dhe duhej t’i paguante Britanisë dëmet e shkaktuara.

1964 –Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin “Nobel” në letërsi, për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë. Shumë njerëz u çuditën, kur Sartri e refuzoi çmimin, duke thënë se ai gjithmonë i ka mohuar nderimet zyrtare dhe se “një shkrimtar nuk duhet ta lejojë veten që të shndërrohet në institucion”.

1972 –Lufta e Vietnamit: Në Saigon, Henry Kissinger dhe presidenti i Vietnamit të Jugut, Nguyen Van Thieu takohen për të diskutuar një propozim për armëpushim që ishte hartuar midis amerikanëve dhe vietnamezo-veriorëve gjatë bisedimeve në Paris. Në fakt, projekt-marrëveshja ishte përgatitur nga vetë Henry Kissinger, këshilltari kryesor për politikë të jashtme të presidentit Richard Nixon, në bisedime sekrete në Paris me homologun vietnamezo-verior Le Duc Tho. Edhe pse veprimtaritë e shumta diplomatike krijuan spekulime rreth një fundi të mundshëm të Luftës së Vietnamit, luftimet në terren vazhdonin me ashpërsi.

1997 –Vdiq arqipeshkvi i Shkodrës, Frano Ilia. Lindi në Juban, pranë Shkodrës më 1918; u shugurua meshtar më 1943; shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Kur Shqipëria komuniste u shpall ateiste më 1967, Frano Ilia u arrestua; më 1968 u dënua me vdekje; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. 25 vjet pas këtij dënimi, do të shugurohej ipeshkëv nga vetë Papa Gjon Pali II.

2002 –Nëna mbretëreshë e shqiptarëve, Geraldina vdiq në Tiranë nga një sëmundje në mushkëri dhe pas 3 goditjeve në zemër. Ajo ishte konteshë hungareze, para se të bëhej princeshë më 1937, kur u fejua me mbretin Zog; dhe mbretëreshë nga prilli 1938, kur ata u martuan.

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

E diela me mot të ndryshëm herë diell e herë vranët

Postimi tjetër

Biskota me miell misri , të lehta, të ëmbla plot shije

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 15 qershor ndër vite?

15 June 2025
Postimi tjetër
Biskota me miell misri , të lehta, të ëmbla plot shije

Biskota me miell misri , të lehta, të ëmbla plot shije

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu