Sekretarja e shtetit francez për Evropë, Laurence Boone, ka shkruar lidhur me takimin që ka pasur me numrin 2 të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi në Paris.
Boone ka thënë se në këtë takim ka shprehur dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm.
Gjithashtu ajo në takim ka theksuar rëndësinë që Kosova të ri-angazhohet në dialog me Serbinë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me synim normalizimin e raporteve, shkrun Gazeta Express.
“Me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Dënim i sulmit të papranueshëm të 24/09 kundër policisë së Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog me Serbinë, të lehtësuar nga BE, me synim normalizimin e marrëdhënieve të tyre” , ka shkruar Sekretarja franceze për Evropë.