Nice po vazhdon të dhurojë befasi në këtë fillim sezon në Ligue 1, duke e mposhtur edhe Marseillen në mbrëmjen e së shtunës me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Nice e realizoi Evann Guessand, në minutën e 79’, pas një asistimi nga Jeremie Boga.
Trajneri italian Francesco Farioli, ani se është vetëm 34-vjeçar po e prin ligën franceze.
Në formacionin titullar te italiani luan Dante, i cili është më i vjetër, 40-vjeçar, shkruan Klankosova.tv.
Përndryshe, Nice pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara – pesë fitore dhe katër barazime.