Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns, përcjell InLajmi
Haxhiu tha se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“E nderuar të pres deputeten Alicia Kearns në Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale”, shkroi ajo në platformën X. /InLajmi/