Në Komuna e Shtimes të martën është vendosur gurthemeli i çerdhes në fshatin Godanc, ndërsa në këtë ceremoni maorën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci si dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, raporton InLajmi.
Pas vënjes së gurthemelit të çerdhes, kryeministri Albin Kurti tha se edukimi hershëm është vendimtar për karakterin dhe tejet i rëndësishëm për karrierën e fëmijëve.
Kryeministri bëri të ditur me këtë rast se Qeveria e Kosovës për ndërtimin e çerdheve ka investuar 10.7 milionë euro para nga buxheti i shtetit.
“Sot është një ditë e gëzuar për Godancin dhe Shtimen për fëmijët dhe prindërit që e vëmë gurthemelin e çerdhes së re që paraqet përkushtimin e Qeverisë së Kosovës me këtë edhe MASHT-it e komunës për të investuar dhe kujdesur për fëmijët që janë edhe e tashmja edhe e ardhmja e vendi tonë”, u shpreh Kurti.
Ndërsa foli për investimet në ndërtimin e çerdheve, kryeministri tha se çerdhja në Godanc është e 31 në mesin e atyre që kemi ndërtuar e rinovuar.
“Edukimi i hershëm është vendimtar për karakterin dhe tejet i rëndësishëm për karrierën e këtyre fëmijëve një ditë kur ata do të rriten dhe do t’i vazhdojnë punët e mira që i bënë brezi ynë edhe për vetën e tyre, por edhe për ata që do të vijnë pas tyre. Qeveria e Kosovës deri më tash ka investuar 10.7 milionë euro para të buxhetit të shtetit tonë për çerdhe dhe janë edhe 5 milionë të tjera prej IPA fonde prej BE. Kjo është çerdhja e 31 në mesin e atyre që i kemi ndërtuar rinovuar e adaptuar”, theksoi shefi i ekzekutivit.
Nga ana tjetër ministrja e Arbërie Nagavci tha se synim i qeverisjes është që çerdhet të ndërtohen edhe në vendet rurale.
Ajo ftojë të gjitha komunat që t’i identifikojë lokacionet që kanë dhe t’i sjellin kërkesat me kohë në MASHTI sepse qeveria ka ndarë mjete për ndërtimin e çerdheve të reja.
“Në Godanc të Shtimes sot e vendosëm edhe gurthemelin e një çerdhe të re dhe besoj që deri në fillim të muajit të ardhshëm do të finalizohet edhe çerdhe që është duke u ndërtuar në Muzeshtin të Shtimes e kemi paraparë për vitin e ardhshëm edhe çerdhen në Petorvë. Kjo çerdhe është njëra nga 6 çerdhet e reja që po fillojmë t’i ndërtojmë për të cilat janë nënshkruar kontrata gjatë muajit të kaluar e që do ti vendosim gurthemelt gjatë javës në vinim”, tha Nagavci
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemaj Aliu, tha se kjo çerdhe e cila pritet që të përfundoj në një periudhë 2 vjeçare kap koston e mbi 400 mijë euro.
Ai tha se nga një çerdhe që ishte në fillim të mandati deri në përfundim të qeverisjes do të bëhen tri.
“Po fillon nderimi i çerdhes kaq të nevojshme për këta mbi 5 mijë banor. Një çerdhe që do të kushtoj rreth 415 mijë euro për më shumë se 70 shtertë për më të vegjlit tanë”, u shpreh Aliu.